Ori Nebijaj

VIP & Spektakël

Moderatorja shqiptare tregon sekretin e flokëve super të gjatë, as tharëse, as pjastër

31 Janar 2019, 17:50| Përditesimi: 31 Janar 2019, 17:56

  • Share

Ori Nebijaj është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. E ftuar në emisionin “Rudina”, modëratorja tregoi edhe sekretin e pamjes së saj, që shfaqet gjithmonë natyrale dhe me flokë të gjatë.

Orit iu deshën pikërisht 5 vite kohë për të arritur flokët që ka sot. “Ishte një shpenzim kohe prej 5 vitesh. Nuk përdor tharëse apo pjastër, pasi fatmirësisht i kam dhe të drejtë nga natyra. Bëj trajtime shtëpie për flokët, ato maskat që të gjithë i gjejmë në internet. Dhe më e rëndësishmja, nuk duhet t’i ndërrosh shampot,”-  tregoi moderatorja.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?