'Modernizoi policinë shqiptare', Veliaj i dorëzon 'Çelësin e Qytetit' drejtuesit të PAMECA-s

27 Qershor 2020, 16:12| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 16:15

  • Share

Erion Veliaj, kryetari i bashkisë Tiranë, në shenjë mirënjohje për kontributin në trajnimin dhe modernizimin e Policisë Shqiptare, i dorëzoi 'Çelësin e Qytetit' drejtuesit të misionit PAMECA Kolonel Carlo d’Achille, i cili përfundoi detyrën në vendin tonë.

“Jam shumë krenar që në emër të qytetit të Tiranës, i japim sot ‘Çelësin e Qytetit’ mikut tonë Carlo d’Achille, një njeri i dashuruar me Shqipërinë, drejtues shembullor i misionit Pameca, i cili është përpjekur të modernizojëPolicinë Shqiptare,duke dhënë eksperiencënga kolegët tanënë anën tjetër të Adriatikut, por që ndajnë të njëjtin mentalitet, disa herë të njëjtat problematika me ne. I jam mirënjohësjo vetëm për vitet e shërbimit në Shqipëri, në Kosovë, por edhe si një qytetar model i Tiranës. I dhurojmë ‘Çelësin e Qytetit’ të Tiranëspër t’i treguar se ky qytet e ka gjithmonë një portë, një shtëpi e një zemër të hapurpër ata që i konsideron miq të veçantë,”-tha Veliaj.

Kryebashkiaku vlerësoi rolin që ka luajtur PAMECA në Shqipëri dhe ndihmën ndaj Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake: “Jam shumë krenar për ju, për kolegët e tjerë të PAMECA-s, për kolegët e Policisë së Shtetit dhe për ata të Policisë Bashkiake. Kjo është një punë në skuadër, megjithatëçdo skuadër e mirë ka nevojë për një kapiten të mirë. Ndaj, në emër të qytetit të shpreh mirënjohjen për kontributin e dhënë nga PAMECA për qytetin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë."

Ndërkohë koloneli Carlo d’Achille i shprehu mirënjohjen kryebashkiakut Veliaj për vlerësimit që iu bë atij dhe misionit “PAMECA” në vendin tonë. “Jam vërtet i lumtur që po marr ‘Çelësin e Qytetit’ të Tiranës sepse nuk është vetëm për mua, por për të gjithë stafin e projektit evropian që drejtoj prej më shumë se 3 vite."

Ndërkaq, Veliaj theksoi se janë pikërisht historitë personale si kjo, të cilat ndërtojnë ura të pathyeshme miqësie. “Mezi pres që edhe pasi të mbaroni këtë mision të jeni pjesë e kësaj familjeje të madhesepse urat mes njerëzve janë ndoshta më të rëndësishme sesa urat mes qeverive, burokracive, diplomacisë."

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?