Feta Fetai

'Modriçi' shqiptar bind Sylvinhon, trajneri e fton për ndeshjet e tetorit! Ndryshime te Kombëtarja

8 Tetor, 14:44| Përditesimi: 8 Tetor, 15:01

  • Share

Lista e Kombëtares A pëson sërish ndryshime. FSHF bën me dije se trajneri Sylvinho ka vendosur të afrojë në skuadër mesfushorin e Shpresave, Feta Fetai. Lojtari do të bashkohet me ekipin në stërvitjen e pasdites dhe do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Çekisë (11 tetor) dhe Gjeorgjisë (14 tetor) për Ligën e Kombeve. Mungesa e Gjimshitit për shkak të dëmtimit ka krijuar hapësirë që Sylvinho të plotësojë sërish numrin e lojtarëve në 24. Pjesë e Lokomotivës së Zagrebit, Feta Fetai luan në mesin e fushës dhe mënyra e lojës dhe pamja e jashtme ka bërë që të njihet si "Modriçi shqiptar".

Ndryshime ka edhe në listën e ekipit Kombëtar U-21. Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në grumbullim mesfushorin e Tiranës, Hajrulla Tola si edhe portierin e Vorës, Arbër Jata. Portierët Simon Simoni dhe Endri Dema kanë ngarkesë në muskuj dhe për pasojë i duhen dy ditë të plota rikuperimi. Shqipëria U-21 do të luajë më 15 tetor kundër Armenisë në stadiumin “Air Albania” në ora 18:00.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?