Politikë

Gati çelja e negociatave edhe për 2 grupkapituj, Shqipëria merr letrën e BE! Rama: Kemi marrë “ok” nga presidenca polake, të huajt vlerësojnë punën tonë me ‘A’! Përndjekja mbaron në 2030

13 Shkurt, 12:38| Përditesimi: 13 Shkurt, 15:47

  • Share

TIRANE-  Shqipëria shumë shpejt do të hapë negociatat me Bashkimin Evropian edhe për 2 grupkapituj, duke shkuar kështu në 4 nga 6 grupkapituj në total, për të cilat do të duhet të punojë për t’u bërë anëtare me të drejta të plota në familjen europiane.

Shqipëria mori letrën e presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Europian, ku na thuhet se vendi ynë është gati t’i çelë negociatat edhe për grup kapitullin e tretë: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse. Në 29 janar Shqipëria mori letrën e presidencës polake dhe për grupkapitullin e dytë të tregut të brendshëm për 9 fusha të tjera.  

Pas çeljes së dy grupkapitujve në fund të 2024-ës, atë të themeloreve dhe të marrëdhënieve me jashtë, dhe me konfereëncën e katërt ndërqeveritare muaj në vijim për 2 grupkapitujt e radhës, që do ta çonte në 24 kapituj nga 33 gjithsej, duke qenë pas vetëm Malit të Zi nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Dua të them që me këto dy letra dhe me këto dy dyer të reja të hapura, ne faktikisht bëhemi të dytët në rajonin tonë, në aspektin e distancës me derën e madhe të Bashkimit Europian, tha Rama.
 

Një proces që me përdorimin edhe të inteligjencës artificiale, kreu i qeverisë shpreson se do të përfundojë deri në 2027-ën.

Me këtë model jemi gati gjithçka ta mbyllim e nga pikëpamja teknike ta mbyllim brenda 2027 për ti dhënë kohë procesit politik, ratifikimit në parlamentet e vendeve të BE-ë e 2030 të na gjejë flamurin tonë në resht i pari. Kemi ardhur në një fazë që të huajt na shohin me ‘A’ ndërsa brenda vetes ‘Sh… shsh…’ histori e njohur që e përndjek Shqipërinë den babaden por edhe për këtë arsye me anëtarësimin në BE do të mbarojë.  

1400 ekspertët e integrimit që po punojnë për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë europian, do të ndihmohen në procesin teknik nga inteligjenca artificiale, moduli i cili u prezantua këtë të enjte nga drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, në prani të kryenegociatores Dhuka dhe kryeministrit Rama.

Jo shumë kohë më parë, çdo dokument, shkresë a raport që kërkohej nga BE kishte rrugëtim në labirint pa fund,emaile të pafundme, skedarë ëordi sa andej këtej, punonjës që harronin të hidhnin të dhëna rrëmujë totale . E në fund cdo gjë bëhej bashkë me vonesa e gabime njerëzor. Sot platforma e integrimit ka automatizuar të gjithë procesin e punës. Mjafton të ngarkohet raporti përfundimtar, gjenerohet dokumenti final dhe ndihmon të monitorojë çfarë është realizuar në kohë reale dhe në mënyrë transparente” shpjegoi drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj.

Lajmin e mirë për çeljen e kapitujve të radhës në negociata kryenegociatorja Dhuka u uroi 'Na priftë e mbara në rrugën drejt familjes evropiane'

Ora 15:40
VIDEO/ Rama flet, Drejtoresha e Përgjithshme e AMF qan, çfarë filmuan kamerat në ceremoninë e prezantimit të modulit të IA

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mimoza Kaçi, pati një moment dobësie në ceremoninë e prezantimit të modulit të Inteligjencës Artificiale.

Ndërsa Rama po fliste tha se gjithçka do të harrohet, por ajo që do të mbetet është arkitektura e shtetit të tij europian shqiptar dhe flamuri ynë në oborrin e BE-së.

Nuk dihet arsyeja që fshihen pas lotëve të cilët nuk i shpëtuan dot syrit të kamerave.

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?