Foto nga shfaqja teatrale 'Modus Operandi'

Kultura

‘Modus Operandi’, shfaqet premierë në Lezhë! Aktorët sollën në skenë pasqyrimin e jetës së përditshme, me nota komike

27 Shtator, 12:39| Përditesimi: 27 Shtator, 12:47

  • Share

Në Pallatin e Kulturës në Lezhë u dha premierë shfaqja teatrale “Modus Operandi”, e shkruar dhe vënë në skenë nga dramaturgu dhe regjisori Vladimir Doda, i cili merr pjesë edhe si aktor në shfaqje, së bashku me Loredana Gjeçin, Alesio Agjakun dhe Gledia Toma.

Pjesa është ndërtuar mbi intervistime të personazheve të ndryshëm, kryesisht zejtarë, duke ndërthurur elementë të humorit dhe realitetit të përditshëm.

Publiku e ka pritur me shumë entuziazëm shfaqjen, e cila solli në skenë një pasqyrim të jetës së përditshme, shpesh me nota komike.

“Kjo shfaqje ka pas në qendër rolin e punës në shoqëri. Ne i kemi dramatizuar këto rrëfime, mënyra sesi vijnë është e paparishikueshme dhe njerëzve u ka pëlqyer”, tha Vladimir Doda.

Për aktoren Loredana Gjeçi, ishte hera e parë që interpretonte në Lezhë. Ajo thotë se përvoja ishte e veçantë dhe publiku i mirëpriti në një shfaqje ndryshe, që flet për aktualitetin.

"Jam shumë e lumtur dhe e nderuar që kam qenë në këtë qytet të mrekullueshëm. Publiku e ka mirëpritur shumë mirë këtë shfaqje që flet për realitetin”, tha Loredana Gjeçi.

Pas Lezhës, “Modus Operandi” do të shfaqet edhe në Mirditë dhe Tiranë, duke ofruar për publikun një vepër krejt ndryshe dhe shumë aktuale për realitetin shqiptar.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?