Gent Cakaj dhe Federica Mogherini

Politikë

Mogherini takon Cakajn: Periudhë kyçe për integrimin, tregoni përgjegjshmëri politike

21 Shkurt 2019, 15:14| Përditesimi: 21 Shkurt 2019, 15:33

  • Share

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini gjatë një takimi me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, theksoi nevojën për pjekuri politike dhe përgjegjshmëri kombëtare në këtë periudhë kyçe të procesit të integrimit. Deklarata e saj vjen pas zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri që lidhen me djegien e mandateve dhe protestën e dhunshme të opozitës në datë 16 shkurt.

Ministri Cakaj vlerësoi kontributin e veçantë të znj. Mogherini për nxitjen e përparimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, veçanërisht rolin e rëndësishëm në mbështetje të perspektivës evropiane të rajonit tonë.

Z. Cakaj rikonfirmoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vijuar me ritmin e reformave në mënyrë që të konsolidohen më tej rezultatet e qëndrueshme në agjendën evropiane që do të mundësojnë hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE. Ai vlerësoi se vendimi për fillimin e negociatave do të japë një impuls të ri jo vetëm për vendin tonë por do të inkurajojë edhe një dinamikë më pozitive në rajon.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së vlerësoi arritjet e deritanishme në pesë prioritetet e vendosura nga Bashkimi Evropian, sidomos atë në fushën e drejtësisë. 

Në përfundim të takimit Ministri Cakaj dhe Përfaqësuesja e Lartë Mogherini u dakordësuan për të intensifikuar ndërveprimin dhe bashkëpunimin gjatë muajve të mbetur në funksion të arritjes së objektivit prioritar të Shqipërisë për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.​

Komento

Komente

  • Non ci siamo: 21/02/2019 15:46

    Il bambino Caka!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?