Në muajin qershor, Bloomberg raportoi se listës i janë shtuar edhe banka të tjera, First Abu Dhabi Bank PJSC, Goldman Sachs Group Inc. dhe SNB Capital dhe Rothschild & Co. Sipas burimeve vlera e grupit do të shkojë në 8 miliardë dollarë nga rritja e pritshme me 1 miliard dollarë nga listimi i dyfishtë.
Americana Group është kompania më e madhe ushqimore në Lindjen e Mesme e cila përfshin disa ‘fast-food’- të njohura. Kompania po punon me Morgan Stanley për një Ofertë publike fillestare shkruan agjencia e lajmeve të biznesit nga Emiratet arabe dhe vendet e Gjirit, Arabian Bussines.
Alabbar bleu Americana në 2016 përmes përmes Adeptio AD Investments SPC. Kompania më pas u hoq nga bursa e Kuvajtit dhe 50 për qind e aksioneve në biznes iu shit PIF të Arabisë Saudite.
Rritja e madhe në vlerësimin e Americana – më shumë se dyfishi se gjashtë vjet më parë – vjen pasi industria sheh një rritje të madhe të kërkesës pas përfundimit të pandemisë. Në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Jugut, ‘Americana’ operon gjithashtu ‘Baskin Robbins’, ‘Costa Coffee’ dhe ‘TGI Fridays’.
Fitimet e pritshme do të ndihmojnë që Alabbar të bëhet një nga arabët më të pasur të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në gusht, së bashku me shitësin me pakicë të modës luksoze në internet, Farfetch , ai bleu më shumë se 50 për qind të aksioneve në tregtinë elektronike Yoox Net-a-Porter nga grupi luksoz zviceran Richemont. Ai gjithashtu ka 50 për qind të aksioneve në Noon, dhe kompania e tij Alabbar Enterprises ka interesa në shumë sektorë të shitjes me pakicë dhe komerciale.