Janë publikuar pamje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë ku një vajzë e vogël 3-vjeçare dhunohet në kopshtin privat “Stinët” në kryeqytet dhe çohet me këmbë të thyer në Spitalin e Traumës.
Pamjet u publikuan dje nga emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan dhe janë të datës 1 nëntor 2023 në dhomën e gjumit ku ndodhen fëmijët e shtrirë. Në materialin filmik dëgjohet të sharat e edukatores ndaj të miturës, më pas kërcitje që mendohet se është zhurma e thyerjes së kockës dhe më pas të qarat e vajzës..
ORA 13:46 – Vajza qan
Edukatorja 1: Pusho moj… Ua… Ku je ktu mi?!
ORA 13:47 – Futet edukatorja Majlinda Dehima
Edukatorja 2, Majlinda Dehima: Çfarë bën ti mi?! Çfarë bën ti mi?! Hë çfarë bën? Çfarë bën mi?! Pse ta kemi ty qefin ne mëngjes, drekë e darkë? Sharabajgë Hiqe moj këmbën këtu, hiqe këmbën, hiqe këmbën.
ORA 13:47 – Dëgjohet kërcitje, vajza fillon të qajë pa pushim
Edukatorja 2, Majlinda Dehima: Jo, jo… Padashje… jo zemra ime jo...
Të qarat vazhdojnë deri në orën 15:12 kur vajza bëhet gati për të dalë nga kopshti.
Ndërkohë edukatorja Majlinda Dehima ka thënë para uniformave blu se mendonte që vajza e ka lënduar këmbën tek hapësirat e krevatit.
“Kam goditur me vizore vetëm tek karrigia për t’i tërhequr vëmendjen vajzës për në mësim. Rreth orës 15 e 3 minuta, vajza ka nisur të qajë dhe pas kontrollit që i kam bërë, kam parë që këmba ka qenë e enjtur. Më pas, njoftova menjëherë drejtoreshën e kopshtit. Mendoj që vajza e ka lënduar këmbën tek hapësirat e krevatit” – ka thënë edukatorja.
Edhe ati i vajzës 3-vjeçare ka treguar se e bija pasi ishte vendosur në allçi kishte thënë se edukatorja e kishte rrahur.
Ai ka treguar në mënyrë kronologjike edhe njëherë si u trajtua rasti i thyerjes së këmbës të së bijës nga instancat përkatëse.
“Shkuam rreth orës 4 e gjysmë. Mjeku që e trajtoi, di vetëm emrin, quhej Juli. Pasi bëmë grafinë, na mori të dy si prindër me gjithë vajzën na çoi në një dhomë tjetër që ishte për konsulta dhe na tha që vajza ka thyer në gjendje të rëndë këmbën.
Doktori nuk shprehu interes për të kërkuar një shpjegim apo investigim. Pasi hymë brenda pamë grafinë, nuk erdhi njeri të na pyeste pasi ishte një emergjencë që duhej të shihnim se çfarë kishte ndodhur.
Pasi ikëm tek salla tjetër që zbardhnim grafinë në ekran, nga sa morëm vesh nga mbrapa, një oficer kishte ndaluar zonjën drejtoreshë me gjithë të shoqin e saj duke e pyetur se çfarë ka ndodhur. Zonja, mesa morëm vesh ne, kishte thënë që “jemi të afërmit, nuk ka ndodhur gjë, një aksident i vogël”. Ai kishte marrë dëshminë që ishte një rast familjar që ka ndodhur. Nuk erdhi të pyeste njeri. Ngeli tamam një enigmë” – tha babai.
Edukatorja e ka kaluar masen por demtimi ka qene aksidental. Ka faj ajo por jo si e bejne njerezit ketu me linçim ne mesazhe. Njerez, po te kishit kete egersi kunder pushtetit qe po na sjell afrikane masivisht, me mire do ishte puna!
PërgjigjuMendim shume elite I juaji! Problemi qëndron se duhet rishikuar pjesa e edukatores në gjithë sistemin për arsye se një femije i vogel vajze apo djal neser do bëhet burre dhe nga frika si femije vajzat nuk denoncojne dhunen dhe djemte varet si edukohen në kopsht ndoshta me sherre pra duhet të formojne qytetar të se ardhmes , që të mos kene frike të tregojne të verteten ! Pra nese një vajze e dhunuar sot ne kopesht qerdhe e dhunuar neser ne shkoll nga mesuesja dhe n të ardhmen dhunohet në familje kjo tregon një stazh dhune dhe “e ka mesuar” sistemi popullin që të vogel nen frike dhune apo raste të tjere ! Jam shume dakort me lehte të jesh një minister ne perendim sesa puna mesues dhe edukatore jane të lodhshme duhen paguar mirë shume por duhet veting dhe plan kombetar që Shqiptarët e 2040 sot mbillen në kopshte qerdhe shkolla pa shume Nivel ! Rrit nivelin shume në 2024 ta jep efektin në 24+18= 2042
Ke femije ti usta? Prindi le kockat ne pune gjithe diten dhe ua beson femijen ketyre shurrave qe i thone femijes sharabajge? Eshte apo s'eshte femija jote, je apo s'je edukatore, nuk ka asnje arsye pse t'i flitet femijes ashtu, apo t'i biesh me vizore, qofte edhe per disipline. Iken ato kohera, madje as ne nuk ka rrihnin edukatoret ashtu ne kohen e Enverit. Ndaj je me i rrituri ne ate marredhenie, qe te kesh durim dhe ta qetesosh femijen. Gjithe ju qe thoni "e tejkaloi masen" jam i sigurt qe nuk jeni akoma prinder, kur te beheni vete hajdeni flisni prape ketu.
Cfare do te thote te kalosh masen mor mjeshter? Kur i trajton femijet si ne kamp perqendrimi? Si mund te thyhej kemba nese edukatorja do kishte treguar kujdesin dhe durimin qe kerkonte situata?
Komenti me i sakte ne lidhje me rastin.
Edukatorja ka genjyer.Pse thote qe e qellova me vizore per t'i terhequr vemendjen per nje mesim.Mesim ne krevate,ne dhomen e gjumit?!
Përgjigjusi i thuhet vajzes tre vjec sharabajge..duhet ta duash femijen,,,per ate paguhesh,,te ruash femijen,,per ate ta ka lene familja aty..turp i madh....,,
Përgjigjubabbai i vajzes ti thyeje kesaj palacoje te dyja duart...
PërgjigjuDhimbje ne zemer kjo pamje. Mos paft dite te bardhe ne jete ajo bushter se edukatore si them dot!
PërgjigjuKjo edukatore duhet derguar ne burg dhe psikiatri Turp per edukatoret qe kemi bashke me mesuesit si te gjithe njesoj jane !
PërgjigjuShumë e dhimbshme nuk i shikoj dot këto pamje më dhemb zemra po qaj. Edukatorja të shkojë në burg të dënohet shumë dhe në burg ta rrahin të burgosurat ose babai i fëmijës ta marri dhe ta torturojë. Duket që edukatorja është një rrugaçe një prostitutë si mund të dhunosh një fëmijë 3 vjeç në mënyre barbare.
PërgjigjuPse duhet te jete akoma shef i komisariatit nr 1 petrit halo ??? Gjynah qe ka aq shum oficera karriere te afte dhe me integritet dhe edukate dhe rrijne akoma nenkomisare dhe nuk i jepet asnje mundesi karriere dhe ne poste te larta jane disa njerez si petrit halo qe ska asnje lidhje me tiranen dhe cdo gje e sheh si nje pushtues qe vetem vjedh dhe gllaberon,prandaj jane 1500 kerkesa per te lene policine se kudo ne cdo post kane promovuar drejtues te paafte,megalomane,hajdute te pamoralshem.
PërgjigjuKe ngaterruar teme, o Agron.
E rende! Kam frike se keto edukatoret kane probleme te theksuara mendore..
PërgjigjuNe burg pleren.nuk vihet dore tek femijet moj plere ptu te q r ????
Përgjigju