Shkarkimi i Metës, ish-Presidenti Moisiu: Nuk shoh asgjë të jashtëzakonshme

25 Tetor 2019, 18:27| Përditesimi: 25 Tetor 2019, 19:53

  • Share

TIRANE - Për ish-presidentin e Republikës Alfred Moisiu përpjekjet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nuk përbëjnë asgjë të jashtëzakonshme. I pyetur nga Report Tv për këtë proces, Moisiu tha se nuk shikon asgjë të keqe në faktin që politika kërkon shkarkimin e një zyrtari.

"Sigurisht nuk është mirë të ndodhin këto gjëra por Kushtetuta parashikon rrugëzgjidhje. Bazuar dhe në opinionin e Venecias, çështja duhet të ecë në rrugë Kushtetuese dhe institucionale por siç e dimë ne na mungon një Gjykatë Kushtetuese, përpjekjet po bëhen që Gjykata të jetë por kjo është faza e fundit. Nuk ka asgjë të keqe që politika, referuar në Kushtetutë të kërkojë shkarkimin e një zyrtari. Puna vazhdon. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Demokracia kështu e ka, të jep pushtetin pastaj të kërkon llogari", shprehet Mojsiu.

Ish-presidenti i Republikës foli edhe për krizën politike në vend, duke shpresuar se reformat do sjellin ndryshimin e klasës politike.

 “Politikanët tanë duhet të mendojnë më pak për veten dhe më shumë për popullin. Shpresoj që reformat që po bëhen të pastrojnë klasën politike shqiptare nga personat e pavlefshëm”, tha ish-presidenti.

Alfred Moisiu ishte i pranishëm sot në konferencën për Samitin për Paqe i Evropës Juglindore që qëllim kryesor ka paqen dhe sigurinë në rajon.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • [email protected]: 26/10/2019 21:37

    Shume bukur e ka shpjeguar z.Moisiu.

    Përgjigju
  • O Tej: 25/10/2019 21:25

    Ti po burre Meta burrmuti

    Përgjigju
  • Pyka: 25/10/2019 19:10

    Ti je burre shteti,je njësh!Nuk ka si ndodhë ndryshe,je familje e nderuar në shekuj!Politiqënërit shqiptar,po të donin e kishin modelin në këto 30 vjet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?