POGRADEC- Në edicionin e saj të 3-të,"Mokra fest" ndryshoi destinacion. Festa tradicionale u zhvillua në Urën e Golikut, monument kulture që daton në shek. XVII.
Të shumtë janë pjesëmarrësit, kryesisht të rinj që shijuan muzikën popullore, panairin e kulinarisë, gatimet mokrare dhe pogradecare.
"Po kënaqemi me shokë e miq".
"Kam ardhur me familje" Jetoj në Pogradec është lumturi se jemi të bashkuar. Afër syrit afër zemrës", tregojnë disa qytetarë për Report Tv.
Në panair u ekspozuan produktet vendase, bujqësore e blegtorale punime artizanale. Me qëllim zhvillimin e turizmit gjithashtu performanca me vegla muzikore, panair artizanati dhe artistik, guidat turistike, sportet ujore etj.
"Mundohemi të promovojmë zonën që ka vlera patriotike e historike", tha kryetari i bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli.
Mokra është zonë me potencial turistik, por investimet në infrastrukturë lenë shumë për të dëshiruar.