Më datat 18 dhe 19 gusht qyteti i Pogradecit do të organizojë “Mokra n’fest”, një aktivitet që promovon traditat e kulinarinë e zonës.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se këto do të jenë dy ditë fantastike të mbushura me aktivitete dhe muzikë, ndërsa ftoi turistët të mos humbasin këto evente lokale.
‘Mokra n’fest’ në 18 e 19 gusht, ku ndërthuren bashkë historia, kultura, tradita, zakonet, mikpritja, dollia etj. Ndiqni eventet e kësaj jave te TEA, guida juaj e këtyre pushimeve”, tha Rama.
Traditat, zakonet, gatimet, sportet, lojërat, koncerti, shëtitje me kuaj do të jenë pjesë e “Mokra n’fest”, organizuar nga bashkia e Pogradecit.