Presidentja moldave Maia Sandu akuzoi Rusinë për planifikim të një grushti shteti në kryeqytetin moldav. Sandu shtoi se informacioni i marrë javën e kaluar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për kërcënimin se Moska dëshiron të destabilizojë vendin janë konfirmuar nga shërbimet sekrete moldave.
"Dokumentet e marra nga partnerët tanë ukrainas tregojnë dokumentacion të mirë të vendndodhjeve dhe aspekteve logjistike të organizatës. Plani parashikon gjithashtu përdorimin e njerëzve që vijnë nga jashtë. Plani parashikon aksione me njerëz të stërvitur ushtarak, por me veshje civile, të cilët do të organizojnë aksione të dhunshme dhe sulme ndaj disa institucioneve shtetërore me marrjen e pengjeve," shtoi ai gjatë një konference të organizuar në Kishinau.
Sipas informacioneve të Moldavisë thuhe se grushti i shtetit do të kryhej me ndihmën e qytetarëve të Bjellorusisë, Serbisë dhe Malit të Zi, burra të trajnuar në ushtri, por që do të maskoheshin me rroba civile për të simuluar protesta.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Hakerat rusë sulmojnë faqet online të NATO-s! Kadyrov: Jemi gati për të pushtuar Kievin
F.D/ReportTv.al