Sociale

’Molla e sherrit’ për 1 ha tokë! Pas konfliktit, djali i hallës hakmerret duke i zhvarrosur dhe zhdukur eshtrat e dy foshnjave (VIDEO)

21 Maj 2021, 17:55| Përditesimi: 21 Maj 2021, 21:15

  • Share

Ngjarja daton shumë vite më parë, kur dy fiset u zunë për një tokë prej 1 ha, e cila në bazë të ligjit i është rikthyer familjes Përlesi. Në shenjë hakmarrje djali i hallës, Arben Lleshi me të cilin ishte në konflikt, zhvarros eshtrat e foshnjave të kushërirës dhe më pas i zhduk. Ngjarja ndodhi në vitin 2017, kur çifti Përlesi mësuan se, në të njëjtin varr ku preheshin më parë dy foshnjat, tashmë prehet një tjetër person, po nga i njëjti fshat. Familja Përlesi iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV për të gjetur drejtësinë e munguar nga institucionet, pasi edhe pse janë drejtuar në disa dyer, prej katër vitesh çështja nuk ka gjetur zgjidhje. Ata ndjehen ende të kërcënuar me jetë, pasi jo rrallë herë ka ndodhur që Angjelina të jetë dhunuar nga kushëriri i saj. Çifti nga Mirdita u zhvendosën në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës,vite më parë, aty ku do lindën edhe problemet e mëdha mes dy fiseve.

Konfliktin për pronën unë e kam me Arben Lleshin, të cilin e kam djalin e hallës. Ai më ka thënë shprehimisht se do të marr hak ndaj teje.Unë e kam përfituar atë tokë, pasi ata na e kanë marrë me dhunë. Pas 20 vitedh prona u rikthye tek unë, por ata më kanë kërcënuar gjithë kohës. Për 20 vite, ata na e kanë mbajtur peng. Prej 4 vitesh ne nuk dimë se ku ndodhen eshtrat e fëmijëve. Në varrin ku preheshin foshnjat është futur një tjetër person.Ne nuk e kemi ditur se eshtrat ishin zhvarrosur. Kur pamë që një tjetër person ishte varrosur aty.Kjo ka ndodhur në vitin 2017. I kam shkuar atje dhe ai më ka thënë se të vras dhe djalin. I jam drejtuar policisë, prokurorisë për këtë çeshtje, por nuk kam gjetur zgjidhje. Kemi katër vite që nuk kemi gjetur drejtësi’

Angjelina Përlesi akuzon dretpërdrejtë djalin e hallës Arben Lleshi dhe një tjetër bashkëfshatar të tyre, Pjetër Vlashin.

Familja Lleshi dhe Pjetër Vlashi e kanë bërë këtë punë. Pjetër Vlashi, në vendin ku preheheshin dyfëmijët tanë, ka varrosur djalin e tij, i cili humbi jetën nga një aksident. Toka naështë rikthyer vitet e fundit, por nuk dimë ku janë eshtrat e foshnjave. Për shkak të konflikteve të vazhdueshme, na kanë kërcënuar dhe djemtë, njërin e kam dërguar jashtë vendit

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

Të dy palët e akuzuara, pas dëshmisë në studio reaguan gjatë transmetimit live, ku hodhën poshtë çdo akuzë të ngritur ndaj tyre. Ata thanë se kjo histori është një trillim.

Pjetër Vlashi: Ata po gënjejnë çfarë po thonë aty. Ajo varrezë është hapur në vitin 2009 me fadromë. Nuk është e vërtetë, që djali im është varrosur në varrin e foshnjave.

Pal Përleci: Ti më ke kërcënuar me jetë

Arben Lleshi: Ajo ka katër fëmijë dhe i ka të gjallë. Nuk ka fëmijë të vdekur.

Odeta Dume:Jam këtu në këtë studio me gjakun tuaj, të cilën e ke dhunuar

Arben Lleshi: Ajo gënjen

Angjelina Përlesi: Ata mi hodhën fëmijët në kanal

Arben Lleshi: Nuk është e vërtetë, ajo nuk ka fëmijë të vdekur

Angjelina Përlesi: Ti mëke kërcënuar dhe dhunuar

Arben Lleshi, mbylll telefonin...

Në kërkim të eshtrave të zhdukur çifti Përlesi bën një mesazh të fortë në fund të programit.

Të na japin një armë të mbroj veten, se kam katër vite që kërkoj drejtësi. U drejtohem të di, ku i kanëçuar eshtrat, të kenë një varr të prehen...

O.D.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?