Thuajse 90% e prodhimit të mollës në qarkun e Korçës ka mbetur pashitur për shkak të konkurencës nga vendet e rajonit, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Fermeret dhe grumbulluesit protestuan sot duke kërkuar nga qeveria të marrë masa lehtësuese për prodhimin vendas.
Fermerët dhe grumbulluesit e Maliqit protestuan këtë të shtunë pasi mollët kanë mbetur stok nëpër magazinat frigoriferike. Ata thanë se nga vjeshta e deri më sot kanë shitur vetem 20% të prodhimit, pasi po i konkuron molla e importit, kryesisht nga Greqia e Serbia. Bujar Muco, nga Shoqata e Biznesit të vogël dhe te mesëm u shpreh se mbi 20 mijë ton mollë kanë mbetur pashitur në të gjithë qarkun e Korcës pa llogaritur sasinë e prodhimit nga fermerët e vegjël.
“Njëzetë mijë ton që janë në qarkun e Korçës janë të pa shitura, nëpër frigorifera të depozituar. Qeveria ka levat e saj për të kufizuar importin e jashtëm derisa prodhimi vendas të shitet”,- është shprehur Muço.
Fermeret kërkojnë nga qeveria të favorizojë prodhimin vendas, duke rritur taksën doganore për prodhimet e importit.
“Kam prodhuar 2 mijë kuintalë mollë dhe nuk kam shitur gati 20% të mollës, pjesën tjetër e kam në magazinë, se serbi dhe greku na kanë bllokuar në shitjen e mollëve dhe nuk po e shesim dot. Në qoftë se shteti të bllokojë doganat, të paktën një muaj sa të shesin prodhimin ton ne do të mblidhemi me gjithë familjet tona, me burra, me gra, me traktorë, me zetorë dhe do të bllokojmë rrugën”,- tha një fermer.
Fermerët u mblodhën në fshatin Zviricinë dhe protestuan paqësisht, por paralajmëruan se do të bllokojnë aksin nacional Korcë-Pogradec nese qeveria nuk do t’i japë zgjidhje kërkesave të tyre.
Ndersa po e ja lexoj kete artikull,nena ime thote se mire t'ju behet korcareve sepse jane kurnace e lakmitare,sikur fyti te te jete duke t'u thare dhe nje molle nuk t'a japin! Nena ka punuar me korcare dhe i njeh mire.S.d.q,mua me vjen keq se punojne,mundohen dhe po u vete malli dem kot.Perpunimi do te ishte veprimi me i duhur,sepse nga pergjigjia qe u dha dje ministria blektoreve,qe kerkojne dhe ata ndihmen e shtetit per problemet e tyre,duket qe shteti punon vetem per oligarket dhe investitoret strategjike! Nje tjeter metode qe perdorin fermeret ketu ku jetoj, qe mendoj qe mund te ndihmonte shume fermeret ne Shqiperi,eshte qe hapin fermat direkt per bleresit.Vendosin nje cmim per mallin dhe bleresit e mundshem vijne familjarisht,zgjedhin e mbledhin vete prodhimin direkt nga pema,toka,o shkurrja,sipas llojit dhe fermeri ua peshon ne fund dhe paguajne.Kjo metode ka disa te mira,e merr prodhimin direkt ne peme,pra super te fresket,u kursen fermereve koston e krahut te punes,transportit e grumbullimit,cmimi i shkon direkt fermerit e nuk rritet nga distanca e shitjes nga nje qytet ne qytet dhe nga ana tjeter i meson femijet me ndjenjen e punes qe te vegjel, se kenaqen kur i mbledhin vete prodhimet dhe kalojne nje kohe te kendeshme ne natyre me familjen.Njoh plot shqipo qe jetojne ketu, qe shkojne ne ferma te tilla per molle ,rrush,luleshtrydhe,etj,sepse kushtojne shume here me lire se sa t'i blesh ne tregun fshatar,apo supermarket.Ne Shqiperi duket qe nuk e njohin akoma kete praktike!
PërgjigjuKur thoshte Dulla qe kapitalizmi eshte i eger, ju se besonit. Liri demokraci.....
Përgjigjute ndertohet nje fabrike per prodhim lengu molle dhe recelrash.ne korce,...kjo eshte zgjidhja....
PërgjigjuQe tja pini lengun pastaj
mund te perpunohet meqe cmimi eshte ulur. ata nuk i konkurroni dot sepse kane prodhim te madh kane edhe shtetin nga pas, kurse ju jeni jetime
PërgjigjuMolla e importit panvarsisht kostove te transportit e tregtareve, prap me e ulet se e korces. Doganat e qeveria te incentivoje produktin e brencem e jo te serbit e grekur. Ngrini taksat per importet dhe ja u zgjidh puna
PërgjigjuMolla nuk ka nacionalitet! Ajo qe pelqehet nga populli do blihet. Pse u dashka shitur me zor molla e x-it dhe te bllokohet molla e y-it??? Korcaret le ti shesin mollet ne Serbi nqs ua pranon tregu! Nqs nuk ua pranon as tregu shqiptar le te nderrojne biznes! E thjeshte!
PërgjigjuSke faje se tirana punu per grekete e sebete
PërgjigjuSa gjynah te blesh produkte te huaja ne nqs se ke mundesi te blesh produkte vendi ne bote preferohen te vendit ne radhe te pare.
PërgjigjuULNI CMIMET DHE SHITEN....ESHTE SHUME E THJESHTE
PërgjigjuPatjetër, ti falin ty dhe partisë tënde. Familjen do e mbajnë me sufllaqe si ty.
te bllokohet hyrja e molleve nga jashte....
Përgjigju