Mollë sheqeri nga zonja Albana

30 Maj, 11:45| Përditesimi: 30 Maj, 11:47

  • Share

Mollë sheqeri

Përbërësit:

  • 10 mollë të vogla
  • 4 filxhanë ose 1 kg sheqer
  • 250 gr gjalpë
  • ½ lugë ngjyrosës të kuq ushqimor
  • ½ filxhan uthull /verë të bardhë
  • ½ filxhan ujë të zier

Përgatitja:

Së pari, përziejmë sheqerin me gjalpin, uthullën dhe ujin e zier së bashku. Sigurohemi që të përdorim tenxhere me fund të trashë për të parandaluar masën të ngjisë. Më pas shtojmë ngjyrosësin ushqimor të kuq për t’i dhënë pamjen tunduese mollëve të sheqerit. Ulim flakën e sobës në nivel minimal, duke i lënë kështu përbërësit të homogjenizohen me njëri-tjetrin pa ngjitur dhe pa u djegur. E përziejmë vazhdimisht derisa sheqeri të tretet i gjithi. E lëmë përzierjen për 10 minuta të tjera në zjarr, derisa të shohim që ka arritur në pikën e duhur. E testojmë nëse është gati duke hedhur një lugë të vogël të masës në një tas me ujë. Nëse sheqeri forcohet menjëherë, kjo do të thotë se është gati. E heqim nga zjarri dhe presim derisa flluskat të zhduken. Marrim mollët e vogla, kalojmë mes tyre shkopat e drurit dhe zhysim mollën brenda, e rrotullojmë ngadalë derisa e gjithë molla të jetë lyer në ngjyrë të kuqe. E largojmë mollën e lyer nga tenxherja kur të mos jetë duke pikuar më dhe e zhytim menjëherë në ujë të ftohtë me copëza akulli brenda për të forcuar masën e sheqerit. Përdorim letër kuzhine për të vendosur mollët e përgatitura.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?