Mollë të pjekura në furrë me salcë ‘karamele Zana’ nga Shef Altin Prenga

25 Janar 2022, 11:24| Përditesimi: 25 Janar 2022, 11:27

  • Share

Mollë të pjekura në furrë me salcë ‘ karamele zana’ nga Shef Altin Prenga

Përbërësit

5-6 kokrra mollë

Pak gjalp

Sheqer pluhur

Salca ‘ karamele zana’

1 kg sheqer

Ajkë qumështi

Përgatitja

Marrim 5-6 kokrra mollë të mëdha, i heqim vetëm pjesën e brendshme, duke e lënë mollën të plotë e lyejmë me gjalp dhe i vendosim në furrë për tu pjekur përreth 30 minuta. Ndërkohë përgatisim salcën ‘ karamele zana’ ku në një tigan hedhim 1 kg sheqer, të cilin e shkrijmë në temperaturë të ngadaltë derisa masa të bëhet e lëngshme, në ëktë moment do të shtojmë ajkën e freksët të qumështit dhe do t’i përziejmë sëbashku derisa të krijohet një masë jo shumë e trashë. Pasi nxjerrim mollët nga furra, I mbushim me salcën dhe më pas i pudrosim me sheqerin pluhur dhe është gati për servirje.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?