Mollët e Dvoranit, frigoriferët refuzojnë magazinimin prej fashës së energjisë 800 KW! Fermerët: Kemi nisur vjeljen e varieteteve që piqen herët

21 Shtator 2022, 21:54| Përditesimi: 21 Shtator 2022, 22:09

  • Share

Fermerët e Dvoranit në Korçë po përballen me refuzimin e magazinimit të mollëve në subjektet figoriferike. Procesi i vjeljes ka filluar për varietetet që piqen më shpejt, por janë refuzuar nga këto subjekte në këtë fazë të vjeljes. Sipas tyre, arsyeja që vjen ky refuzim është vendosja e fashës për përdorim energjie mbi 800 kW, e cila prek edhe frigoriferët e frutave në zonë. Kultivuesit e mollëve janë të indinjuar për refuzimin e magazinimit të produktit të tyre. Ata deklarojnë se nëse do të humbasin produktin, do të presin edhe drurët frutorë.

"Edhe frigoriferët kanë çmim të lartë të energjisë, edhe ata nuk i marrin. Fusin vetëm mollën e tyre e mbajnë dhe e shesin dhe ne fshatarët mundohemi vetë me nga pesë arka, me nga dhjetë arka t’i dërgojmë në Korçë. Kanë hall se mos iu ngrihet korrenti. E duan korrentin sa më lirë që të mbledhin mollët. Tani do t’i presim drurët se nuk kemi leverdi. Korenti do të ngrihet. Të shumtët i lënë në frigoriferë, ai edhe ta blej edhe ta vërë në frigoriferë, me çmim më të lartë korenti, ku ta çoj?" - thanë kultivuesit. 

Në të gjithë qarkun e Korçës janë 42 subjekte frigoriferike ku fermerët mund të ruajnë për një kohë nga 1 deri në 2 vjet mollën, për ta tregëtuar më pas. Drejtoria e Bujqësisë në Korçë bënë me dije se Ministria e Bujqësisë ka hapur aplikimet për suvencionim për panelet fotovoltaike në vlerat 50% - 70%, por ende nuk është shfaqur interes nga subjektet figoriferike.

Sa i përket refuzimit të magazinimit, burime pranë këtij institucioni konfirmojnë se nuk do të ketë probleme pas fillimit të vjeljes në nivel të gjerë, derisa janë marrë masa kontrolli të vazhdueshme.  Çmimi i shtrenjtimit të energjisë, i cili do rëndojë mbi subjektet figoriferike për mbajtjen e mollëve, pritet të pasqyrohet tek vlera e produktit gjatë shitjes.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?