Shqipëria cilësohet si një ndër vendet jo vetëm me klimë tepër të mirë të veçantë por edhe me prodhimet e saj bio nga fermerët vendas, të cilët përpiqen që të sjellin të gjitha llojet e frutave dhe perimeve të rritura nga ata vet. Në përpjekje për të mbijetuar në një treg vendas që gjithmonë e më shumë i kthen sytë nga produktet e importit. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ fermeri Hasan Gegolli përmes një lidhje në skype u shpreh se një pjesë e madhe e prodhimit të mollës i ka mbetur stok.
“Kam shitur pak në sezonin kur ishte vjelja e mollës dhe shumica e mollës ka mbetur stok, mollën e kam shitur me 3 lek. Kam 8 ton të pashitura” tha fermeri Hasan Gegolli.
Ndërsa eksperti i lartë i Bujqësisë Ilir Pilku tha se ndërkohë Shqipëria importon rreth 15 mijë tonë mollë.
Kjo është një ndër sasirat më të vogla në realitet, sepse në magazinat dhe frigoriferat e Korçës janë afërisht rreth 50 mijë tonë mollë e pashitur. 120 mijë tonë mollë prodhon Shqipëria. Ndërkohë që ne nuk kemi shitur mollën tonë kemi aafërisht rreth 15 mijë tonë import.
Sipas tij, ky kolaps për fermerët vendas dhe prodhimin e tyre vjen si pasojë e politikave të gabuara nga ana e qeverisë në 7 vitet e fundit.
“Politikat bujqësore që ka hartuar ministria e bujqësisë në këto 7 vitet e fundit kanë qenë të gabuara për mollën janë mbjellë më shumë se kapaciteti konsumues dhe eksportues. Ne nuk eksportojmë dot në asnjë vend të europës, sepse nuk të lë Polonia që është potenciali më I madh botërorë, Moldavia që është një super gjigand të vetmet mundësi që kemi është të eksportojmë në vendet arabe me Egjiptin. Me Egjiptin ne nuk kemi një marrëveshje tregtare, ka vite që diskutohet por nuk nënshkruhet sepse Egjipti ne në një pozicion të vështirë ndaj patates.Pra thonë hiqni barrierën e patates, ne heqim të mollës suaj. Dhe do të thotë të shkatërrosh ekonominë e gjithë kultivuesve të patates që i ke në të gjithë Shqipërinë dhe nuk realizohet” tha ai.
Po ashtu edhe një qasje e gabaur në kultimin nga ana e fermerëve sipas eksperitit Pilku ka bërë që një pjesë e madhe e produktit të mbetet stok.
“Struktura varietore është një ndër problemet që është e gabuar në Shqipëri, pra ne kemi mollë hajdare, varietete të vjetra që janë pak të pëlqyeshëm nga konsumatori dhe kemi pakic minimale të varietit fuxhi i cili 15 mijë ton ne na vjen nga importi” theksoi eksperti.
BISEDOJENI ME MINISTRINE,,,MBILLNI MOLLE FUXHI,,OSE ATO QE PELQEN TREGU,,,DHE NDERTONI NJE FABRIKE LENGU MOLLE NE KORCE ,,,ASHTU SIC ESHTE BERE NE DIBER.....EDHE MUND TE CONI DISA TON MOLLE NE DIBER PER PERPERPUNIM LENG MOLLE...
PërgjigjuPolitikat bujqesore te gabuara? Varet! Varet nga c'pikepamje i shef gjerat eksperti!!! Pyetja lind natyrale,kush i percakton politikat bujqesore ne dem te prodhuesve vendas? Dhe pse???nje gje eshte e sigurte,ato lloj politikash sipas pikamjeve te atyre qe kane mandat te vendosin,jane me se te goditura,sepse qe llimi nuk eshte te mbroje interesin e prodhuesve shqiptare,por ne slloganin e "eshte ekonomi tregu",mbrohen interesa te arapercaktuara,une nuk besoj asnje fije qe ata qe percaktojne politikat bujqesore jane debila e nuk kuptojne asgje,perkundrazi!!!!
Përgjigju