Politikë

‘Molo fillo zgjero flotën edhe ço ca në Vlorë’ Rama- peshkatarit: Kujdes atje se je shumë demokrat, për të qenë i mirëpritur

20 Nëntor 2021, 11:08| Përditesimi: 20 Nëntor 2021, 12:12

  • Share

Kryeministri Edi Rama, tha se në Vlorë do të ndërtohet një port i ri peshkimi. Kreu i qeverisë, duke ju drejtuar peshkatarëve në Durrës, tha se të zgjerojnë flotën e tyre që të çojnë edhe në Vlorë. Rama tha po ashtu se janë 41 mln euro që janë në dispozicion për t’u disbursuar me fondet e BE-së.

‘Ndërkohë e dyta, fillojmë portin e peshkimit në Vlorë, që do të jetë 100% me standarde profesionale, me kushte higjenosanitare dhe me logjistikë si në portet e BE. Këtu ju e dini që ky port ka ato defektet e veta, por ishte fakt i kryer. Këtu çfarë mund të bëjmë është vetëm çfarë mund të axhustojmë, por projekti ka qenë për së mbrapshti siç edhe ju vetë e dini, kështu që më vjen shumë keq për ju durrsakët se tani jam edhe deputeti juaj, por ai porti i peshkimit në Vlorë, do jetë më i mirë se ky. Më vjen shumë keq. Molo, tani fillo zgjero flotën, ço edhe ca në Vlorë tani, por atje kujdes se je shumë demokrat për të qenë i mirëseardhur kështu që duhet të jesh pak më i qetë.

Janë 41 mln euro që janë në dispozicion për tu disbursuar me fondet e BE-së. Duhet projekte për të rritur kapacitet përpunuese, ambalazhuese, komerciale dhe kuptohet me standard e BE-së. Janë në dispozicion, por duhet të disbursohen.’- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Buxheti 2022 për peshkimin, Rama nga Durrësi: Para 8 vitesh sektori ishte në luftë për mbijetesë në det të hapur, po rimëkëmbet! Eksportet u rritën me 239%! Financim me lekë në dorë


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?