Molotovët e PD-së/ Elezi: Po shkërmoqet si parti! Kërkojnë të maskojnë pjesëmarrjen e ulët me dhunë! Toska: Opozita po vret frikën

8 Tetor, 17:25| Përditesimi: 8 Tetor, 17:41

  • Share

Protesta e mbrëmshme e opozitës me molotov dhe kaos në qytet u komentua sot në ‘Studio Live’ me gazetarët Almer Toska, Adriatik Doçi si dhe me ish kreun e PD-së në Kukës, Ibsen Elezi.

Ky i fundit shprehet për Arbër Hitajn se PD përdor dhunën dhe kaosin pasi do të kompensojë vakumin e krijuar nga mungesa e njerëzve në protestë.

'Mosbindja civile ka brenda politikën. Mosbindje dhe protestë, me akte civile jo të dhunshme me përkrahje masive ti kundërvihesh një qeverie. Kjo është ajo çka deshi Berisha në thelbin e vet. Ajo çka Berisha propozon nuk është mosbindje civile, është aksion politik në formë të dhunshme. Opozita prej një kohe të gjatë ka një rënie të ndjeshme në numra, dhe nuk mund të organizojë mosbindje civile. Kur ka protesta të vogla. E vetmja për të mbushur vakumin është dhuna. Vetëm në zgjedhjet për Këlliçin kanë marrë pjesë 8 mijë votues.

Numri është nën 4 mijë protestues që dalin. Nuk ngjallin besim edhe brenda PD. Berisha, përsëriste vazhdimisht që 40 mijë përkrahësit e tij, ndërkohë që nga 11 dhjetori degradimi tek Rithemelimi e kanë ulur në shifra 10 herë deri në 4 mijë protestues. PD është në shkërmoqje të vazhdueshme. Kanë rënë rregullat, rritet vetëm roli i kryetarit. E kanë çuar Basha dhe Berisha bashkë.'

Ndërsa Toska e sheh si një gjë të mirë atë që ndodhi dje dhe është i mendimit që diçka e tillë duhet të përsëritet.

'Pjesa që Ibseni e ke ngre si shkërmoqje që të mos organizojë më. Nuk është PD në këtë gjendje. Ka valë mosbesimi ndaj lidershipit.

Nuk ka rënë numri i pjesëmarrësve. Më vjen keq goditja e selisë së PS. Pyeta dhe më thanë që ka ndodhur në mënyrë rastësore nga disa protestues. Nuk sulmuan selinë, u goditën disa pemë. Opozita deri tani është akuzuar e fjetur që nuk ngjall besim, pas kësaj proteste sipas sondazheve është rritur me 5 pikë. Edhe pjesa e majtë dhe gri po mundohen të vrasin presionin.

Kjo është misioni i opozitës të vras frikën, që njerëzit të votojnë të lirë. Vrasja e kësaj frike do e bëjë opozite të ketë më shumë aksion. Për mua ishte e mirë. Sepse nuk pati dëme njerëzore. Dikur në protestat e Bashës kishte 20 apo 30 protestues të arrestuar. Nuk pati dëme njerëzore. Çdo gjë është brenda një lufte politike. Kjo lloj proteste duhet të jetë gjithnjë e vazhdueshme.'

Doçi thekson se dje ishin vetëm ata pak që janë të frikësuar nga hetimet e SPAK dhe janë bërë bashkë.

'Mosbindja është rezistencë ndaj së keqes me mjete paqësore. Ajo e djeshmja ishte karikaturë e këtij koncepti. Besoj që nuk është një protestë për të vrarë frikën,. Por të mblidhen të frikësuarit nga SPAK dhe për të ushtruar trysni ndaj SPAK, kush më pak kush më shumë kanë një llogari të hapur në SPAK. Mosbindja civile ka nisur që në 2013.'

Ora 17:34
Adriatik Doçi zbulon: Si Flamur Noka përdori postin tek Enti Kombëtar i Banesave! Familjarët e tij morën shtëpi në Sarandë me statusin e të pastrehut

 

Gazetari Adriatik Doçi zbuloi në Studio Live se si Flamur Noka ka përfituar nga Enti Kombëtar i Banseave kur u emërua në vitin 2006 prej Lulzim Bashës. Noka duke përdorur postin mori banesë për vete dhe për familjarët, që morën shtëpi të dytë dhe të tretë në Sarandë. 

'Disa dokumenta përdorimin  e pushtetit të opozitës për fitimin e kundërligjshëm. Bëhet fjalë për Flamur Nokën që në 2006 sapo është specializuar si mjek onkolog emërohet nga Basha në entin kombëtar të banesave për 3 vjet. Kur shkarkohet në 2009, një muaj më pas fiton statusin dhe merr një apartament në ish bllok. E merr 50 milion lek të vjetra nga enti kombëtar të banesave, blen një apartament 3 herë  më të shtrenjtë tek Liqeni.

E merr më lirë se apartamenti që ka blerë. Me këto lloj marifetesh, fiton një pasuri 1 milionë euro, për 3 vite. Një listë zyrtare që kanë përfituar banesa nga enti i banesave, disa familjarë të Nokës kanë përfituar nga banesat publike në Sarandë. Nuk kanë lidhje me këtë qytet. Për shkak të funksionit të Nokës tek Enti i banesave. Aferë korruptive. Shkelje ligjore, nuk u takon statusi i të pastrehut. I kanë përfituar si shtëpia të dyta dhe të treta duke përdorur Noka këtë funksion. Aferë e mirëfilltë korruptive. Mbetet sfidë për SPAK, edhe nëse është parashkruar si vepër penale.'

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • beni: 08/10/2024 17:46

    sa here do e risjellesh kete histori, apo ende se ka kuptuar spaku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?