Deputeti i PS, Erion Braçe

Molotovët kundër policisë në protestën e Rithemelimit, Braçe: Armë në ADN e Berishës! 1 javë më parë Vuçiç bëri thirrje të përdoren në veri të Kosovës

21 Shkurt, 20:35| Përditesimi: 21 Shkurt, 21:00

  • Share

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar për molotovët që u përdorën në protestën e Rithemelimit ditën e djeshme. Nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale, Braçe shprehet se që prej vitit 1998, molotovi përdoret si armë ndaj policëve nga militantët dhe mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Fotot janë të djeshmet, të protestës së djeshme për 3 vrasës në mbrojtjetë 3 vrasësve në bulevard. Qëllimi pse ua tregova këtë foto ka të bëjë me faktin që molotovi që kalon mbi kokën e policëve, shërbyesve të shtetit, është armë. Nuk është as fishekzjarr, as shashkë, është armë që po përdoret në mënyrë konsistente që nga viti 1998 e deri tani më 20 shkurt të 2024-ës, nga një parti, nga një individ i quajtur Sali Berisha”- tha Braçe.

Braçe solli në vëmendje faktin që përdorimi i molotovëve është nxitur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili u ka bërë thirrje serbëve në veri të Kosovës që ta përdorin kundrejt policisë. Deputeti tha se molotovi është ‘ADN’ e grupit të drejtuar nga Berisha dhe theksoi se që prej 1998-ës, një lëndë e tillë nuk është hetuar kurrë si armë.

“Nuk e di pse më shkoi dje në mendje, por molotovi sugjerohej nga bandat e Vuçiç dhe Radoiçiç javën që shkoi si armë për të kundërshtuar policinë e Kosovës në veri të saj. Të jetë rastësi? Që molotovi shfaet tek talebanët, xhihadistët, bandat e serbëve në veri të Kosovës dhe këtu nga partia e Berishës? E dini pse ndodh që nga 1998 kjo gjë? Sepse kurrë nuk hetohet si armë molotovi, ADN e tyre”- shtoi deputeti.

Për molotovët, flakadanët dhe gurët e hedhur drejt forcave të policisë dhe shkallëve të kryeministrisë, policia arrestoi 4 protestues, ndërsa nisi hetimi për 6 të tjerë. 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 22/02/2024 13:57

    Saliu e ka nis me dhunë karrieren e tij dhe deri ne ngordhjen e tij do ta përfundoj dhunë. Antishqiptar dhe veç gjak do ky serial killer!

    Përgjigju
  • Maks: 22/02/2024 06:28

    Interesante qe shum TV greke i benin jehon kesaj proteste ku ne vecanti dukej banderola me flamurin grek dhe emrin e fredi shehut te kthyer ne fredi bejleri Dhe duheshin qart ata qe hidhnin bomba molotov

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?