Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës

26 Prill, 16:39| Përditesimi: 26 Prill, 17:17

  • Share

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është pyetur për protestën e Rithemelimit pranë bashkisë së Tiranës. Nga Korça ai u shpreh se arsyen e protestës e dhanë vetë protestuesit të cilët bënë thirrje që të lirohej Sali Berisha që prej dhjetorit të 2023 ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani.

“Besoj që protestuesit sot e dhanë vetë përgjigjen e arsyes së protestës kur gjatë protestës thirrjet ishin "Lironi liderin e opozitës", kështu që në këtë aspekt besoj e kuptoni që këta nuk kanë hallin që i referoheni ju, por kanë hallin e vet”, tha Balla.

Një prej organizatoreve të protestës, Adriana Kalaja u shpreh më parë se qëllimi kryesor i kësaj proteste është heqja e arrestit shtëpiak për Sali Berishën.

"E kam deklaruar dhe e deklaroj ne kushtin kryesor kemi lirimin e zotit Berisha nga arresti politik. Asnjë aksion i joni nuk ka vlerë pa këtë hap”, tha Kalaja.


Lajmi kryesor:

Iu rikthye vjedhjes sapo doli nga burgu/ Balla në policinë e Korçës: Nuk i rezistoi tundimit! Të amnistuarit do monitorohen


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?