Inter ndodhet në një fazë tepër delikate të kampionatit, por ndërkohë drejtuesit janë shumë të përqëndruar edhe në merkato, si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Sipas ‘Gazetta dello Sport’ zikaltërit janë rikthyer fuqishëm për mesfushorin e Paris SG Leandro Pardes, i cili shihet si zëvendësuesi i Brozovic. Argjentinasi ka kontratë me francezët deri në vitin 2023 dhe shanset për të kapur një mundësi të mira nuk janë të pakta.
Ndërkohë sipas ‘Corriera dello Sport”, drejtori sportiv i zikaltërve, Piero Ausilio është në kryeqytetin spanjoll për të parë interesin e Atletikos së Madridit për Lautaro Martinezin, i cili mund të jetë “TOP Player”-i që do të sakrifikohet nga klubi nga Milano.
Tetorin e kaluar, sulmuesi argjentinas rinovoi me Interin deri më 30 qershor 2026, në kontratën e re nuk është më klauzola e vjetër e largimit prej 111 milionë eurosh dhe çmimi i lojtarit tani varion rreth 70-80 milionë euro.
“Cholo” Simeone e dëshiron fort “demin” zikaltër dhe ka kërkuar në mënyrë specifike që ai të udhëheqë sulmin e “Los Colchoneros”.
Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Interit, Lautaro Martinez është aktivizuar gjithsej në Serinë A në 28 ndeshje nga ku ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar dhe 2 asiste për shokët e tij të skuadrës.