Sport

Momente dramatike në futbollin bolivian, tifozët sulmojnë me fishekzjarre lojtarët në fushë, njëri plagoset! (VIDEO)

9 Gusht, 21:05| Përditesimi: 9 Gusht, 21:10

  • Share

Futbolli bëhet gjithnjë e më i dhunshëm në shkallët e stadiumeve.

Momente dramatike në fund të ndeshjes së futbollit bolivian midis The Strongest dhe Blooming.

Në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, pas fitores 3-2 të ekipit vendas, tifozët filluan të festonin duke hedhur fishekzjarrë në fushë.

Njëri prej tyre goditi sulmuesin e Strongest, Godoy. Lojtari, i cili u shtrua menjëherë në spital, pësoi djegie në këmbë.

Nga pamjet dallohet se fishekzjarri shenjëstron edhe një tjetër lojtar në fushë, por nuk u raportua për të lënduar. Fishekzjarret u lëshuan në mënyrë të pakontrolluar dhe me trajektore spirale të çuditshme, aq sa duket sikur ishin të telekomanduar.

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?