Momente frike për Del Pieron, përfundon në spital pasi ka gur në veshka

18 Maj 2020, 12:02| Përditesimi: 18 Maj 2020, 12:04

  • Share

Ish- kapiteni i Juventusit Alessandro Del Piero ka kaluar momente frike. Legjenda e bardhezinjve kohën më të madhe tashmë e kalon në Los Angelos dhe është shtruar në spital kur ka ndjerë dhimbje të mëdha pasi ka rezultuar me gur në veshka.

Më pas vetë Del Piero ka dashur të qetësojë të gjithë tifozët e tij duke postuar foto i buzëqeshur nga spitali ku po merr ndihmë:” Ende nuk e besoj që diçka e tillë kaq e vogël prej 3 mm mund të dhembi kaq shumë” ka shkruar Del Piero duke iu referuar gurëve në veshka. Tashmë disa ditë pushimi dhe legjenda e Juventusit do i rikthehet jetës normale.

Përgatiti Andi Kapxhiu

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?