Presidenti Ilir Meta

Momente kritike për Ukrainën, Meta thirrje për t'iu bashkuar nismës së Kryqit të Kuq: Solidariteti tipar i çmuar i kombit tonë! Të mbledhim ndihma për popullin ukrainas

1 Mars 2022, 15:40| Përditesimi: 1 Mars 2022, 15:44

  • Share

Në këto kohë shumë të vështira për Ukrainën, presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për t’iu bashkuar nismës së Kryqit të Kuq, për të mbledhur ndihma për popullin ukrainas.

Ai shprehet se në këtë moment kritik humanizmi dhe solidariteti njerëzor janë tipare të çmuara të kombit tonë.

“Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës dhe popullit të saj”, shprehet presidenti.

“Të dashur qytetarë, për shkak të luftimeve të ashpra, situata humanitare në Ukrainë është tepër kritike.

Me përulësi ju bëj thirrje të gjithëve të ndjekim nismën e Kryqit të Kuq Shqiptar, për të mbledhur ndihma në mbështetje të popullit ukrainas që po lufton heroikisht në çdo qytet, lagje e rrugë.

Humanizmi dhe solidariteti njerëzor janë tipare të çmuara të kombit tonë.

Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës dhe popullit të saj!” , shkruan Meta.

Kujtojmë që ditën e djeshme presidenti ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Ukrainës, Volodymyr Shkurov.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 01/03/2022 19:59

    ILIR META qe te heqesh te gjitha mekatet qe ke ndaj popullit shqiptar,,,,,duhet te veshesh rrobat ushtarake dhe armet dhe te shkosh te luftosh per ukrainen ne ukraine ,,,bashke me saliun,,,bashen,dhe ramen....////

    Përgjigju
  • SPAKU: 01/03/2022 18:44

    Ore vetem se je ti president edhe e dime qe qe je spiun i putinit e hajdut i serbit nuk japin qytetearet as ndihma e as breke per ne ukraine o like HAJDUTI........DHE TI SI PUTINI DO PERFUNDOSH NE BUNKER TU FOL ME VETEN

    Përgjigju
  • beni: 01/03/2022 17:55

    O Met shit ca prona te tujat, se ke plot ene coji ke kryqi kuq per ndihma, se shqiptaret i keni varferuar ne ate far feje sa nuk kane me c'te japin.

    Përgjigju
  • Lola: 01/03/2022 16:55

    Si po te duken raketat ruse o président kllun... e shikon se cfare tragjedie po bejne sot. Sa turp me vjen qe kemi nje président si ti qe nuk ke asgje te perbashket me presidentin e popullit ukrainas.

    Përgjigju
  • O tej: 01/03/2022 16:54

    Shko mor rrace muti Ilir Mermuti hajduti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?