Gazetari i Report Tv Elvis Hila u shoqëruar ditën e sotme gjatë kohës që po bënte detyrën e tij, ku po regjistronte përplasjet mes policisë dhe pronarëve që kundërshtonin prishjen e objekteve të tyre në zonën e Shëngjinit.
Në momentin e filmimit, kur policia po përplasej me një grua, pronare e një nga objekteve për t'u prishur, shefi i Rendit në komisariatin e policisë Lezhë, Agron Qullhaje i ka marrë telefonin dhe e kanë shoqëruar forcërisht gazetarin Elvis Hila, pa i dhënë sqarime se pse po e bënte këtë veprim.
Kjo ngjarje është filmuar nga kolegu i gazetarit Hila që ndodhej në vendin e ngjarjes, ku gjithashtu i kërkon arsyen e shoqërimit të tij.
Shefi i rendit, Agron Qullhaje
Lajmi kryesor:
Po filmonte përplasjet mes pronarëve dhe IKMT-së në Shëngjin, policia shoqëron gazetarin e Report TV në Lezhë! Ardi Veliu dhe SHÇBA nisin hetimet (VIDEO)
//ReportTv.al