Në fundin e ndeshjes Torino 0-3 Inter, lojtari i Torinos, kroati Nikola Vlashiç është shtrirë në tokë pa ndjenja. Një moment paniku për të gjithë pasi iu afruan futbollistët e të dy ekipeve të cilët dukeshin të terrorizuar nga ajo që panë, ndërsa ishin stafet mjekësore të dy ekipeve që shpejtoi ta ndihmonte.
Për fat të mirë pas tre minutash lojtari u përmend dhe u largua me këmbët e tij nga terreni i lojës, sigurisht i shoqëruar nga stafi mjekësor. Sipas mediave italiane, ai do të dërgohet menjëherë në klinikë për kontrolle më të hollësishme pasi humbja e ndjenjave erdhi si pasojë e një përplasje në fushë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Interi tre gola për kreun, Napoli fiton edhe pa Osimhen! Lazio mposht Sassuolon
S.Dh/ReportTv.al