Eleonora Boi dhe Danilo Gallinari

Sport

Momente tmerri gjatë plazhit, gruaja shtatzënë e basketbollistit të famshëm italian sulmohet nga një peshkaqen në Puerto Rico

1 Gusht, 12:00| Përditesimi: 1 Gusht, 12:05

  • Share

Puerto Rico - Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Isla Verde, në veri të Puerto Ricos, ku Eleonora Boi, gazetare italiane dhe bashkëshorte e basketbollistit Danilo Gallinari, është sulmuar nga një peshkaqen teksa ndodhej në det. Sipas mediave lokale, incidenti ndodhi pasditen e djeshme, kur Boi, e cila është shtatzënë, u kafshua papritur nga një peshkaqen në kofshën e djathtë.

Fatmirësisht ndihma mjekësore mbërriti menjëherë dhe Boi u transportua me urgjencë në Qendrën Mjekësore “Río Piedras”, ku iu dha trajtimi i nevojshëm. Mjekët konfirmuan se ajo është në gjendje të qëndrueshme dhe nuk është në rrezik për jetën, si edhe foshnja që mban në bark.

Mediat ende nuk kanë publikuar detaje të mëtejshme mbi llojin e peshkaqenit që u pa pranë bregut ose shkallën e saktë të plagës, por burime zyrtare thonë se situata është nën kontroll.

Episodi bëri xhiron e mediave ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendje të konsiderueshme midis tifozëve të Danilo Gallinarit, i cili po luan në fazën eliminatore në Porto Rico. Dyshja, të cilët gëzojnë një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, ende nuk kanë lëshuar një deklaratë zyrtare.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?