Max Berryman, 21 vjeçari i kafshuar nga peshkaqeni

Bota

Momenti dramatik, kafshohet nga peshkaqeni, britaniku transportohet me helikopter/VIDEO

14 Maj 2018, 16:31| Përditesimi: 14 Maj 2018, 16:38

  • Share

Një 21 vjeçar britanik, peshkatar, është transportuar në spital me lëndime në këmbë, pasi u kafshua nga një peshkaqen në bregun e Cornwall, Angli.

Max Berryman, u kafshua nga peshkaqeni dhe u shpëtua nga një barkë peshkimi. Ekuipazhi sterilizoi dhe i veshi plagën e këmbës para se të kërkonte ndihmë mjekësore nga garda bregdetare

Helikopteri i kërkimit dhe shpëtimit të bregdetit u dërgua tek barka në det.

Burri i cili ishte “duke vuajtur nga kafshimet e peshkaqenit”, u transportua në Spitalin Royal Cornëall të Truro, pas incidentit rreth orës 8.15 të ditës së diel.

Shkalla e lëndimeve të tij mbetet e panjohur. Ndërkohë, mjeku Julian Williams, i cili u ul në anije, vlerësoi veprimet e shpejta të ekuipazhit për trajtimin e plagëve të tij.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?