Momenti horror kur vrasësit qëllojnë për vdekje ish-missin e Ekuadorit

30 Prill, 10:12| Përditesimi: 30 Prill, 10:45

  • Share

Është publikuar momenti i tmerrshëm kur mbretëresha e bukurisë ekuadoriane Landy Parrega 23-vjeç, e cila u ekzekutua nga dy persona teksa ishte në një restorant, të dielën (28 prill).

Dyshohet se emri i saj është përdorur në disa biseda chati nga trafikantët e drogës.

 Videoja e vrasjes e modeles e regjistruar nga kamera e sigurisë tregon çastin kur dy persona të armatosur sapo hyjnë brenda filluan të qëllonin drejt 23-vjeçares, e cila po qëndronte në këmbë me partnerin e saj.

Autori i parë i maskuar qëlloi drejt Parragës dhe partnerit dhe ajo ra e vdekur në tokë, kurse autori tjetër shihet se qëndron roje te dera e restorantit.

 Ndërsa më pas ata largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

 Policia po merret me zbardhjen e shkaqeve të vrasjes.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?