Zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë publikuar videon e një përballjeje të frikshme mes një aeroplani luftarak rus dhe një aeroplani F-16 amerikan në Zonën e Mbrojtjes Ajrore pranë Alaskës.
Në video shihet momenti kur aeroplani rus i afrohet F-16 dhe gati sa nuk përplaset me të.
Incidenti vjen pas një sërë shkeljesh nga ana e Rusisë, të Zonës së Mbrojtjes Ajrore të Alaskës, shumë pranë hapësirës sovrane të SHBA.
Gjatë muajit korrik avionë bombardues rusë dhe kinezë kryen stërvitje të përbashkëta ushtarake duke dhënë sinjalin e një bashkëpunimi mes dy vendeve, të cilin Sekretari i Mbrojtjes së SHBA, Lloyd Austin, deklaroi se kjo gjë ngre mjaft shqetësime.