Pamjet kur foshnja 10 muajshe rrëzohet

Bota

Momenti i tmerrshëm i nënës që ‘bën selfie” në shkallë lëvizëse, i bie foshnja nga dora/VIDEO

16 Maj 2018, 10:53| Përditesimi: 16 Maj 2018, 11:00

  • Share

Një vajzë 10-muajshe ka humbur jetën pasi rrëshqiti nga dora e nënës dhe u rrëzua nga shkallët elektrike (lëvizëse), raportohet se nëna e saj ishte shpërqendruar duke bërë selfie me bashkëshortin.

Kamerat e sigurisë brenda një qendre tregtare në Indi, kanë filmuar momentin kur çifti në shkallët elektrike bëjnë selfie dhe befasisht të ëmës i rrëshqet nga dora fëmija dhe bie nga shkallët e humb jetën.

Sipas dëshmitarë që kishin parë incidentin, bashkëshorti i kishte kërkuar gruas së tij të bëjnë një selfie teksa ishin në shkallët elektrike, ku shpërqendrimi i tyre i kushtoi me jetë fëmijës që humbi baraspeshimin dhe u rrëzua.

Në video shihet fëmija duke u përplas në një pjesë të metaltë, dhe më pas bie në hapësirën mes shkallëve në qendrën tregtare në Ganganagar, Rajasthan.

Edhe pse e dërguan me urgjencë në spital, mjekët në spital konstatuan vdekjen e saj. Policia në vendin e ngjarjes është duke hetuar rastin.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?