Bota

Momenti kur 25 grabitës plaçkitin një argjendari në Kaliforni (VIDEO)

25 Shtator, 22:46| Përditesimi: 25 Shtator, 22:49

  • Share

Një grup prej gati 25 personash plaçkitën një argjendari në San Ramon, Kaliforni.

Sipas Departamentit të Policisë së San Ramon, u vodhën bizhuteri me vlerë afërsisht 1 milion dollarë gjatë grabitjes me armë.

Të paktën tre persona ishin të armatosur me armë zjarri, ndërsa të tjerët mbanin leva hekuri dhe sëpata.

Policia arrestoi gjashtë të rritur dhe një të mitur në lidhje me këtë grabitje. Nuk u raportuan të lënduar.

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?