Bota

Momenti kur autobusi për turistë bie në lumë në Itali (VIDEO)

26 Mars, 20:28| Përditesimi: 26 Mars, 20:32

  • Share

Ja momenti kur autobusi ra në lumin Po në Torino. Në sfond dëgjohen boritë e makinave që bien në mes të trafikut të dendur të së mërkurës pasdite, në qendër të Torinos. Ndoshta dikush po bie borinë për të paralajmëruar një rrezik të afërt.

Pastaj, papritur, autobusi gri i Di Carlo Tour nga Campobasso shfaqet duke ecur mbrapsht, kalon parapetin e Murazzit, prek lehtë një semafor dhe zhytet ngadalë në lumë, sikur gjithçka të ndodhte në ngadalësim filmik.


Lajmi kryesor:

Itali/ Autobusi turistik bie në lumin Po në Torino, humb jetën shoferi, dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit pasi mund të ketë pësuar infarkt


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?