Këto janë momentet kur grupi hetimor dhe ekspertët pasi përfundojnë këqyrjen paraprake në vendngjarje, në lokalin ku ndodhi vrasja pasditen e sotme (1 Dhjetor) në Ndroq të Tiranës, kryejnë edhe lëvizjen e trupit të 50-vjeçarit Alfred Dedja.
Të veshur me kostumin e bardhë të ekspertit dhe të ndihmuar nga efektivë të pranishëm civilë, punonjësit me barelë, të mbuluar me çarçaf të bardhë, e zhvendosin viktimën drejt mjetit që do bënte edhe transportin drejt Morgut, për kryerje të veprimeve të tjera proceduriale dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore.
Policia ka shpallur në kërkim si autor të krimit Julian Gjoshin, 27 vjeç, nga Shijaku, me precedentë penalë të mëparshëm për armëmbajtje pa leje, në vitin 2021, që njëkohësisht rezulton edhe kunati i të shumëkërkuarit Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” në Shijak, i akuzuar për organizimin, rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës, në vitin 2020, por që del edhe në përgjimet e SKY ECC me ish-deputetin e arrestuar Jurgis Çyrbja, po për rastin e arrestimit të Gjoshit, me qëllim ndërhyrjen për ta liruar.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ 50-vjeçari ekzekutohet brenda lokalit 'Kështjella'! Autori i dyshuar kunati i Altin Hajrit, pronar i 'Golden'! Viktima kishte punuar si menaxher i kompleksit ku u rrëmbye Jan Prenga (EMRAT+VIDEO)
A.Q/ReportTv.al