Momenti i votimit në parlament për shkarkimin dhe emërimin e ministrave/ Ori Nebiaj shtyp butonin elektronik edhe për Bardhin, Bashën dhe Tabakun

31 Korrik, 15:20| Përditesimi: 31 Korrik, 16:33

  • Share

Gjatë votimeve të djeshme për shkarkimet e ministrave dhe emërimin e ministrave të rinj në parlament, është kapur një moment teksa deputetja Ori Nebiaj shtyp butonin elektronik jo vetëm për veten e saj, por edhe për Gazment Bardhin, i cili ishte në foltore në atë moment. 

Përveç votimit për Bardhin, Nebiaj shtyp butonin edhe për Lulzim Bashën që nuk ishte fare në Kuvend dhe pwr Jorida Tabaku.

Video është bërë publike në rrjetet sociale, teksa gjatë votimit Bardhi ishte me deputetë të tjerë duke bllokuar Foltoren, ndërsa për të votoi deputetja Oriela Nebiaj.

Në video duke Nebiaj teksa shtyp butonin e votimit tek vendi i saj dhe tek vendi i Bardhit ngjitur, teksa ky i fundit po çirrej tek foltorja së bashku me Nokën e Vokshin ndaj Lindita Nikollës.

 

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/08/2024 03:04

    Me te vertete kjo duhet vene para pergjegjesise ligjore.Cfare denimi parashikon rregullorja e Kuvendit per kesi rastesh?

    Përgjigju
  • Luka: 31/07/2024 17:53

    Çfare mase merret per kete "deputete" mashtruese???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?