Në punën e policisë kërkohen që të bëhet edhe heroizma. Më së miri këtë e tregoi edhe rasti i sotëm në Tiranë kur ndërhyrja e menjëhershme e një prej punonjësve të Policisë Bashkiake bëri të mundur shuarjen e flakëve në një automjet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Falë reagimit të shpejtë, jo vetëm incidenti kaloi pa të lënduar, por edhe flakët nuk arritën që të djegin të gjithë automjetin, çka bëri që dhe qarkullimi I automjeteve të mos bllokohej në një segment me qarkullim tepër të madh.
Janë jo të pakta rastet kur punonjësit e Policisë Bashkiake ndërhyjnë duke ju ardhur në ndihmë qytetarëve si dhe për kontrollin e territorit.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Përfshihet nga flakët një automjet para kryeministrisë (FOTO+VIDEO)
M.Q./ReportTv.al