Kosova & Rajoni

Momenti kur spikerja e përlotur jep lajmin për vdekjen e koleges (VIDEO)

19 Shtator 2019, 19:34| Përditesimi: 19 Shtator 2019, 19:37

  • Share

Spikerja e lajmeve e RTK-së në Kosovë Edona Musa nuk ka arritur që të mbajë dot lotët në momentin e dhënies së lajmit për ndarjen nga jeta të koleges Ardita Sylejmani. Gazetarja e RTK-së, Ardita Sylejmani ndërroi jetë sot në Budapest të Hungarisë gjatë lindjes.

Dyshimet e para janë se ajo ka pasur komplikime shëndetësore, ndërsa me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka arritur të mbijetonte. Gazetarja Sylejmani është bashkëshortja e Shpend Bllacës, të punësuarit në stafin diplomatik të Republikës së Kosovës në kryeqytetin hungarez. Ajo ka lënë pas tre fëmijë, përfshirë edhe vajzën e sapolindur.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?