Shqiptarja.com dhe Report Tv sigurojnë video të momenteve kur tifozët kundërshtojnë me dhunë policinë ndërsa shajnë dhe hedhin mjete piroteknike në fushën e stadiumit “Loro Boriçi' ku po luhej ndeshja Vllaznia – Tirana.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:30, kur po zhvillohej ndeshja e futbollit e kategorisë superiore ndërmjet ekipeve “Vllaznia- Tirana”. Pas shënimit të golit, tifozët e ekipit të Tiranës, hodhën në fushë lëndë piroteknike dhe u përplasën me policinë.
Policia arrestoi mbrëmë 4 tifozë të Tiranës, një është në kërkim.
Lajmi kryesor:
Shkodër, Tifozat e Tiranës hedhin kapsolla në fushë pas golit të Vllaznisë e përplasën me policinë! 4 në pranga 1 në kërkim
S.G//ReportTv.al