Në një video të siguruar nga Report Tv shfaqet një moment i përplasjes në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani nga grupi i armatosur i PD. Video është filmuar nga një pasagjer që po kalonte në vendin e ngjarjes me makinë, ku dëgjohen disa të shtënat me armë, nga të cilat humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona. Në video shfaqen momentet e tmerrit dhe ulërimat e qytetarëve, ndërkohë që në sfond dëgjohen disa të shtëna ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në lagjen '5 maji' në Elbasan, ku grupi i armatosur i PD, mori peng drejtuesin e një mjeti ML pa targa i identifikuar si Mehmet Gresa, pasi dyshonte se ai po bënte blerje votash. Pasi i bllokuan rrugën dhe i morën çelësin e makinës, Arjan Hoxha, drejtuesi i këtij grupi të armatosu, Arbër Paplekaj dhe 8 anëtarë të tjerë kësaj struktura të PD të vetëshpallur për mbrojtjen e votës, janë konflikua, ku sherri degradoi në përdorimin e armës. Ka qenë Arbën Papjekaj, i cili ka qëlluar duke i marrë jetën Pjerin Xhuvanit. Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të policisë, që ish njoftuar për konfliktin nga vetë Arjan Hoxha. Arbër Paplekaj, pas vrasjes u largua dhe më pas u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë, duke pranuar krimin. Nga ngjarja janë plagosur edhe shtetasit Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe punonjësja e policisë e forcës së posaçme “Shqiponjat”, Xhensila Sota.
Policia ka arrestuar 10 anëtarët e grupit të armatosur të PD, Arjan Hoxha,Arbër Paplekaj, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të cilët do të gjykohen për veprën penale të pengmarrjes dhe vrasjes. Gjithashtu është shpallur në kërkim Kelmend Xhaferri.
Pjesa më e madhe e të arrestuarve të grupit të armatosur të PD janë ish-ushtarakë dhe ish-policë, ku disa prej tyre nuk ishin emra të panjohur për drejtësinë.
Zgjedhje të mbara
Përgjigjushtet leshi
Përgjigju