Një moment pikant nga konferenca mes kryeministres së Danimarkës Mette Frederiksen dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, (lideri i vendit që do presë Samitin e ardhshëm dhe vendi që e priti), ndodhi teksa kryesocialisti po i përgjigjej pyetjes mbi zgjedhjet e 11 majit dhe integrimin e Shqipërisë.
Ai gjeti një hapësirë mendimi për të bërë batutën e radhës, duke shtuar mes fjalës se “ne jemi shumë socialistë”, duke nënkuptuar edhe homologen daneze.
Zyrtarja e lartë e priti me një pauzë dhe buzëqeshje duke vështruar Ramën, para se të përgjigjej, duke i thënë se “unë nuk jam socialiste, jam socialdemokrate”.
Dialogu mes dy kryeministrave:
Rama- ...Ne nuk duhet ta humbasim vështrimin nga Europa. Ky është mendimi im, por nuk ka shumë kontraditë këtu. Por edhe siç e tha Mette ne jemi shumë socialistë. A nuk jemi socialistët më të mirë përveçse fitojmë zgjedhjet, por ky është këndvështrimi im.
Frederiksen- Unë nuk jam socialiste, por gjithsesi...
Rama- Pse nuk je socialiste...?
Frederiksen- Jo, unë jam socialdemokrate, por çfarë do të thotë kjo?!
Rama- (pas një pauze)... Ja e shihni!
Lajmi kryesor:
Samiti/ Frederiksen: Rusia, kërcënim për Europën! Rama: Pse duhej pritur Trump për armëpushim, të bëjmë më shumë për mbrojtjen! Integrimi? Nuk u martuam sot
A.Q/I.M/ReportTv.al
