Ministri Blendi Gonxhja dhe postimi i tij për të votuar 'Zjerm' në Eurovision

Kultura

‘Momenti që ta dëgjojë gjithë Europa!’ Shqipëria në Eurovision, ministri Gonxhja mesazh mbarëshqiptar: Votoni ‘Zjerrm’, fuqia jonë është kudo, le ta çojmë atje ku e meriton

17 Maj, 22:13| Përditesimi: 17 Maj, 22:21

  • Share

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i është bashkuar kësaj feste dhe atmosfere duke bërë thirrje për të gjithë shqiptarët dhe sipmatizantët e huaj të këngës kuqezi, që të votojnë për të.

“Kjo është muzika dhe kultura jonë – e guximshme, unike dhe krenare për origjinën e saj. Tani është momenti që ta dëgjojë e gjithë Europa! Edhe nga vendet jopjesëmarrëse mund të votoni – fuqia jonë është kudo! Le ta çojmë përfaqësimin tonë lart, atje ku e meriton!”, shkruan ministri mes të tjerash në llogarinë e tij të rrjetit social Facebook.

Shqipëria mban numrin 26 për të gjithë ata që duhet ta votojnë dhe e drejta për të votuar është deri në 20 herë.

Mesazhi i ministrit Blendi Gonxhja:

“SHQIPËRIA në Finalen e Madhe të Eurovizionit 2025!

Shkodra Elektronike sjell në skenë flakën e ZJERM– jehona e njerëzve të mirë me këngën që këndohet me shpirt!

Kjo është muzika dhe kultura jonë – e guximshme, unike dhe krenare për origjinën e saj. Tani është momenti që ta dëgjojë e gjithë Europa!

VOTO NR. 26 për Shqipërinë!

Përmes aplikacionin zyrtar të Eurovision ose hyni në www.esc.vote

Votoni edhe përmes telefonit – numrat do të shfaqen LIVE gjatë spektaklit!

Mund të votoni deri në 20 HERË për Shqipërinë!

Edhe nga vendet jopjesëmarrëse mund të votoni – fuqia jonë është kudo!

Le ta çojmë përfaqësimin tonë lart, atje ku e meriton!”

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?