Burri që u lirua nga burgu

Bota

Momenti tronditës në Siri, i burgosuri në burgjet e Assad nuk e beson se është i lirë: O Zot ka diell (VIDEO)

12 Dhjetor, 12:25| Përditesimi: 12 Dhjetor, 12:43

  • Share

Momenti tronditës kur një burrë u lirua nga një prej burgjeve famëkeqe të regjimit të Asadit në Siri u filmua nga kamerat, ndërsa i burgosuri nuk po e besonte se ishte i tashmë i lirë.

Zbulimi i sirianit me origjinë nga Homs u bë teksa një gazetare e CNN po kërkonte informacione për shokun e saj të burgosur amerikan, Austin Tice.

Siç shihet në video, burri ka qenë nën batanije dhe për disa sekonda ka qëndruar i palëvizur, ndoshta ngaqë kishte frikë se kush po i fliste. Kur një nga rebelët, i cili më herët kishte qëlluar bravat e qelisë për të hyrë, foli me të, i burgosuri ngriti duart dhe bërtiti:"Unë jam qytetar, jam qytetar".

Ai mban fort dorën e gazetarit amerikan dhe i thotë "Oh Zot ka diell, o Zot drita" teksa e nxjerrin nga burgu. Siç përshkroi ai, ai ishte arrestuar 3 muaj më parë dhe ishte dërguar në Damask për t'u marrë në pyetje për telefonin e tij celular.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?