Erdogan gjatë fjalimit në Xhaminë e Madhe të Stambollit

Bota

Momenti viral i Erdogan në lutjen e Fitër Bajramit: Allahu e mallkoftë Izraelin 

31 Mars, 10:35| Përditesimi: 31 Mars, 10:42

  • Share

Një video e Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan është bërë virale në rrjetin ‘X’, gjatë lutjeve të Fitër Bajramit të dielën.

Sipas videos Erdogan foli në Xhaminë e Madhe në Stamboll, ku ishte i pranishëm edhe kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë, Ali Erbas, i cili mbajti një predikim.

Gjatë fjalimit të tij, Erdogan tha:

“Ne të gjithë e dimë se çfarë po ndodh në Palestinë”, duke bërë thirrje kundër Sionizmit dhe Izraelit.

Ai gjithashtu uroi mëshirë për dëshmorët dhe shërim të shpejtë për të plagosurit, duke iu referuar si militantëve të Hamasit dhe Xhihadit Islamik. Nga ana tjetër ai iu referua dhe civilëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas.

Erdogan dëgjohet dhe në video të ketë thënë: “Allahu e mallkoftë Izraelin sionist”.

 

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?