Salah duke festuar golin

Momo Salah lider te të kuqtë, sulmuesi thyen rekord te Liverpooli në Premier League

6 Mars 2023, 16:30| Përditesimi: 6 Mars 2023, 16:31

  • Share

Mohamed Salah ka shkruar historinë më të re me Liverpoolin të diel në "Anfield Road". Skuadra e Jurgen Klop turpëroi rivalin më të madh Manchester United, duke e mundur me rezultatin e thellë 7-0.

Mohamed Salah ishte njëri prej më të mirëve në fushë, duke realizuar dy gola dhe dhënë dy asistime. Me golat e shënuar në këtë përballje, sulmuesi egjiptian është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Liverpool, kjo sa i takon Premier League.

30-vjeçari tanimë numëron 129 gola me fanellën e skuadrës së kuqe në elitën e futbollit anglez. Salah në këtë mënyrë theu rekordin e Robi Fauler, i cili numëronte 128 gola.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?