Skulptura e Mona Lisës

Bota

Mona Lisa siç nuk e keni imagjinuar ndonjëherë! Dora e artistit britanik ‘zhvesh’ Giocondën dhe tërheq vëmendjen me krijimin e tij

15 Shtator 2021, 16:20| Përditesimi: 15 Shtator 2021, 16:48

  • Share

Të gjithë kur dëgjojmë “Mona Lisa” kemi në mendjen portretin e veçantë të gruas fisnike, të cilën krijoi dora e artistit italian Da Vinci.

Gioconda, që domethënë e bukur, është një nga pikturat më me vlerë që mban kjo tokë, në çdo kuptim të saj.

Por a e keni menduar ndonjëherë ndryshe Mona Lisën, për shembull pa rroba?!

Një statujë prej bronzi të Mona Lizës gjysmë të zhveshur, me nota komike ka krijuar artisti Nick Walker.

Kjo ishte një sfidë personale e Walkerit, si një përgjigje për artistin Bansky, i cili tha se vepra e Mona Lisës është e papërsëritshme.

Skulptura është ekspozuar në Bristol në Angli duke marrë vëmendjen e të gjithëve për veçantin e saj.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/09/2021 00:11

    Cfytyrimi,shperberja,perbuzja dhe super vulgariteti i shprehur ne kete monstuozitet epik te artit,ka emrin e nje miu kanalesh septike,te quajtur NICK WALKER me germa kapitale dhe duhet t'a kishte gdhendur emrin e tij ne pjesen trupore qe ka ekspozuar,por dyshoj se egoizmi, vaniteti i tij dhe etja per fame e para nuk ia lejojne t'i beje vete nje reklame kaq te shemtuar.Pacavure te tilla nuk mund t'i quash art komik,ne fakt nuk mund t'i quash as art.Ky eshte taleban i artit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?