Paul Pogba

Sport

Monaco në negociata me Paul Pogba, rikthimi në Francë shumë pranë

14 Qershor, 15:54| Përditesimi: 14 Qershor, 15:56

  • Share

Paul Pogba mund të rikthehet në futbollin francez. Monaco ka intensifikuar kontaktet me mesfushorin 32-vjeçar, i cili është ende lojtar i lirë pas ndërprerjes së kontratës me Juventusin në nëntor të vitit 2024.

Bisedimet mes palëve janë duke ecur në mënyrë pozitive dhe mundësia që Pogba të veshë fanellën e Monacos në sezonin e ri duket gjithnjë e më konkrete.

Ish-kampioni i botës nuk ka zbritur në fushë në një ndeshje zyrtare që nga 3 shtatori 2023, në sfidën ndaj Empolit, ku luajti vetëm 28 minuta. Më pas, karriera e tij u pezullua për shkak të një skualifikimi për doping, që fillimisht ishte katër vjet, por u reduktua në 18 muaj.

Tashmë Pogba po kërkon një mundësi për të 'rilindur' si futbollist dhe Monaco duket gati t’i japë një kapitull të ri në Ligue I, kampionatin ku ai u formua dhe shpërtheu që në fillimet e karrierës me Le Havre.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?