Foto ilustruese

Monedha euro prek nivelin më të ulët që pas sezonit turistik në Shqipëri, ja me sa lekë këmbehet

15 Nëntor 2023, 13:16| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 13:26

  • Share

Monedha euro ka pësuar sërish rënie në kursin e këmbimit valutor në Shqipëri duke prekur nivelin më të ulët pas sezonit turistik.  Së fundmi euro ka prekur nivelin e 103.97 krahasuar me 104.11 që ishte ditën e djeshme.

Po ashtu edhe dollari ka shënuar rënie krahasuar me ditën e djeshme duke u këmbyer me 95.82 lekë.

Rritje të lehtë ka shënuar paundi britanik në raport me lekun ndërsa franga zviceriane tregon ulje përballë monedhës vendase.

Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 15 nëntor 2023

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?