Monica Bellucci

VIP & Spektakël

Monica Bellucci fotografohet duke u puthur me ish të dashurin francez

18 Dhjetor 2019, 20:15| Përditesimi: 18 Dhjetor 2019, 20:20

  • Share

Monica Bellucci është parë përsëri me ish të dashurin Nicholas Lefebvre.

Artisti 37-vjeçar francez, Nicholas Lefebvre ishte i vetmi njeri që fitoi zemrën e Monica Bellucci pas divorcit nga Vincent Cassel.

Historia e tyre e dashurisë përfundoi verën e kaluar, por tani çifti është gati të shkruajë një kapitull të ri.

Fotot ekskluzive janë publikuar nga e përjavshmja “Chi”.

Aktorja italiane dhe artisti francez u fotografuan teksa dolën nga restoranti "La Reserve" në Paris. Nicolas ka treguar shumë dashuri ndaj Monikës, duke e përqafuar dhe puthur shumë herë në rrugë.

Kur ata u ndanë verën e kaluar, Bellucci është shprehur se ai i kishte mësuar shumë gjëra.

“Ai është një person që ka një ndjeshmëri të vërtetë artistike, por fluturimi ynë së bashku vazhdon tani e tutje në një rrugë tjetër që është ajo e një miqësie për jetën",është shprehur aktorja e famshme italiane.

Por sipas fotove,  miqësia ka marrë përsëri një kthesë shumë romantike.

Foto nga Nicholas dhe Monica

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?